Site icon Telegrafi

De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij: Nuk mendoj për kontratën e re

Roberto De Zerbi pritet të largohet nga Brightoni në fund të sezonit, pasi shumë oferta kanë ardhur në drejtim të tij.

Emri i teknikut italian është i lidhur me klube si Liverpool, Bayern Munchen apo Barcelona, që sezonin e ardhshëm do të kenë timonierë të rinj.

Nga Anglia raportojnë se 44-vjeçari nga Brescia cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Jurgen Klopp nga drejtuesit e Liverpoolit. Teksa ka pëlqim të madh edhe nga bavarezët e Bayernit.

Lexo po ashtu E duan top katër ekipet evropiane – De Zerbi hap derën e largimit nga Brighton me deklaratën e fundit

De Zerbi është gati të hedhë hapin e madh në karrierë, ndërkohë që përpara duelit me Liverpoolin, që mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, ai deklaroi se nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Brightonin.

“Për momentin nuk mendoj të firmos një kontratë të re me Brightonin, nuk besoj se do të rinovoj. Kam biseduar me drejtuesit, por nuk kemi arritur një marrëveshje”, tha De Zerbi.

Lexo po ashtu Shuma e madhe e parave që Barcelona duhet të paguajë nëse duan ta emërojnë De Zerbin trajner

Fjalë lamtumirë nga skuadra angleze, por jo nga Liga Premier. Bayerni e tundon shumë, por italiani preferon të mbetet në ishull dhe të marrë drejtimin e Liverpoolit.

Gjithsesi, ditët e ardhshme do të zbulojnë më shumë rreth së ardhmes së De Zerbit, i cili shpreson të vijojë karrierën në “Anfield”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version