Site icon Telegrafi

De Vrij: I dëshpëruar që po largohem në këtë mënyrë

De Vrij dhe Immobile

Stefan de Vrij iu është drejtuar fansave të Lazios me një letër ku ka folur për largimin e tij. 

Të hënë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se nuk do të ketë rinovim të kontratës me holandezin.

“Ka qenë një periodë e gjatë me shumë spekulime për të ardhmen time, për të ardhur në pikën që jemi tani”.

“Për fat të keq nuk mundëm ta gjenim gjuhën e përbashkët për të dyja palët që të arrinim një marrëveshje për shuam arsye. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve të Lazios, dhe më dhemb që largohem në këtë mënyrë”, thuhet në deklaratën e lojtarit.

Lojtari ka qenë i lidhur me shumë klube nga Serie në kohën e fundit me Interin, Juventusin dhe Napolin që i duan shërbimet e tij.

Po ashtu Manchester City, Liverpool, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Barcelona, i duan shërbimet e holandezit. /Telegrafi/

Exit mobile version