Site icon Telegrafi

De Sciglio: Nuk i frikësohemi Gjermanisë, jemi skuadër

Matia De Sciglio, një nga lojtarët më të mirë të Italisë në këtë Kampionat Evropian, beson në skuadrën e tij para ndeshjes me Gjermaninë.

Edhe pse Italia nuk hyn si favorite në sfidën kundër gjermanëve të shtunën në mbrëmje në Bordeaux, gjermanët asnjëherë gjatë gjithë historisë së tyre nuk i kanë mundur të kaltërit në një kompeticion madhor si Kupa e Botës apo kampionati Europian.

“Ne po e përgatitim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje, ashtu siç bëmë edhe për sfidën ndaj Spanjës. Do të jetë një takim shumë i vështirë sepse përballë do të kemi kampionët e Botës”.

“Gjermania ka në përbërje një skuadër të mrekullueshme. Megjithatë edhe ne i njohim vlerat tona dhe kualitet që zotërojmë, kështu që nuk i kemi frikë ata. Nëse luajmë si ndaj Spanjës unë jam i sigurt se mund t’ia dalim”.

“Ne nuk kemi yje në skuadër siç kanë Spanja apo Gjermania. Forca e vërtetë e kësaj skuadre është grupi, por edhe trajneri, kështu që mendoj se i kemi mundësitë për tu kualifikuar në gjysmëfinale përtej çdo vështirësie. Kemi mungesa, por kemi lojtarë që mund ti zëvendësojnë më së miri të dëmtuarit”, ka thënë De Sciglio.

Exit mobile version