Mattia De Sciglio do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të të Milanit shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshje me Atalantan.
De Sciglio luajti për 90 minuta në barazimin që mori Milanin me rezultat 1-1.
Klubi kuqezi mungesën e lojtarit e ka bërë të ditur në faqen zyrtare të klubit.
“Milan konfirmon se Mattia De Sciglio ka kryer sot testet mjekësore dhe ka nj zgjatje të muskulit në këmbën e majtë dhe do të mungojë për dy javë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Sky Sport Italia shkruan se ai kundër Atalantas ka mundur ta luajë ndeshjen e fundit si lojtar kuqezi.
Për të ka interesim nga shumë skuadra me Juventusin që duket në përparësi. /Telegrafi/