Site icon Telegrafi

De Rossi varros medaljen e Botërorit!

Fituesi i Kampionatit Botëror në vitin 2006, Daniele De Rossi, varrosi medaljen e fituar në këtë event me trupin Pietro Lombardi, funerali i të cilit u zhvilluar të mërkurën pasi ai ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

Gjesti i De Rossi ishte për t’i dhënë lamtumirën e fundit Lombardi, i cili ka qenë në shërbim të kombëtares që ngriti kupën në Botërorin e 2006 e cili u zhvillua në Gjermani.

I ndjeri, të cilit lojtarët i kishin vënë nofkën ‘Spazzolino’, ishte përgjegjës për të plotësuar nevojat e djemve të Marcello Lippi gjatë fushatës së tyre triumfuese në Gjermani.

De Rossi zgjodhi të nderojë kontributin e tij ndaj Italisë gjatë asaj periudhe duke u ndarë me çmimin e tij, teksa la stërvitjen e Romës më herët të mërkurën me medaljen në xhep.

Nga seanca stërvitore, 32 vjeçari shkoi tek vendi ku po zhvillohej ceremonia, ku mbajti një fjalim përpara se së depozitonte medaljen në arkivol.

Exit mobile version