Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, pritet të suspendohet për tri ndeshje në Europa League, kurse Emerson Palmieri me dy.
Të dy lojtarët u përjashtuan me kartonë të kuq në humbjen nga Porto në ndeshjen kthyese kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Ndërhyrja e De Rossit është konsideruar shumë e rrezikshme dhe meqenëse ishte edhe kapiten në atë sfidë, mesfushori italian do të dënohet me tri ndeshje nga UEFA.
Ndërkaq, Emerson do të mungojë në dy sfida të Europa League.
Takimet ndaj Viktoria Plzen dhe Astra do t’i humbin të dy lojtarët, kurse De Rossi do të mungojë edhe ndaj Austria Viennas. /Telegrafi/