Daniele De Rossi do të humbasë ndeshjen në udhëtim në Ligën së Kampionëve ndaj CSKA Moskës, e konfirmon trajneri Eusebio Di Francesco.
De Rossi u lëndua në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes së fundit të Romës, në barazimin 1-1 ndaj Napolit, që ishte paraqitja e tij e 450-të në Serie A.
Kapiteni i klubit do të humbasë udhëtimin e së shtunës ndaj Fiorentinës, si dhe ndeshjen e Grupit G ndaj CSKA-s katër ditë më vonë.
“De Rossi nuk do të përfshihet kundër Fiorentinës dhe CSKA-së. Ai mund të humbasë edhe ndeshjen e Sampdoria”, ka thënë Di Francesco në konferencë për shtyp.
Roma sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Romakët po lufton me Real Madridin për vendin e parë në grup.
Di Francesco po lufton në Serie A për tu ngjitur në krye pasi aktualisht në vendin e tetë. /Telegrafi/