Telegrafi

De Rossi do të debutojë për Bocan më 14 gusht

(Foto: Twitter/ Boca Jrs. Oficial)

Nga Boca Juniors shpresojnë që Daniele De Rossi të debutojë për klubin e ri më 14 gusht.

Mesfushori italian e kompletoi transferimin e tij te klubi argjentinas duke nënshkruar kontratë njëvjeçare, pasi Roma refuzoi t’ia zgjaste qëndrimin.

“Jemi duke bërë angazhime fizike dhe taktike”, ka thënë trajneri Gustavo Alfaro pas barazimit pa gola kundër Huracan ditën e diel.

 

“Do të shohim, jemi të përqendruar veçanërisht në kondicionin fizik. Qëllimi është që t’ia mundësojmë debutimin në Kupën e Argjentinës kundër Almagros. Do të shohim nëse do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, ka shtuar trajneri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi

Kujtojmë që De Rossi gjatë gjithë karrierës ka luajtur vetëm te Roma, ndërsa për ekipin e parë kishte debutuar në vitin 2001. /Telegrafi/