Daniele De Rossi është ikona e Romës pas Francesco Tottit.
Mesfushori italian është në fundin e karrierës së tij dhe qysh tani ka filluar të bëjë plane për të ardhmen.
Ai fillimisht ka deklaruar se dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm me Romën para se t’i jap fund karrierës së tij.
“Ju mund ta quani utopi, por sa më afër që vije koha të tërhiqem unë vazhdoj të ëndërroj të fitoj diçka të rëndësishme me Romën”.
“Ne jemi një skuadër e fort dhe shpresoj se do të arrijmë të fitojmë diçka në një të ardhme të afërt”, u shpreh De Rossi.
34-vjeçari thotë se pas përfundimit të karrierës do të dëshironte të ishte një trajner.
“Unë dëshiroj që në të ardhmen të jem një trajner i futbollit dhe natyrisht se me këtë do të merrem pas përfundimit të karrierës”.
“Do të doja fillimisht të isha një ndihmës i Di Francescos ose Luciano Spallettit pasi janë dy trajner të shkëlqyer”, ka deklaruar De Rossi.
Por italiani insiston se është edhe pak herët për t’i dhënë fund karrierës.
“Momentalisht jam mirë dhe i lumtur te Roma. Kam refuzuar gjithçka për këtë fanellë”.
“Do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa vite”, përfundoi kapiteni i Romës. /Telegrafi/