Telegrafi

De Rossi: Shumë emocione me Romën, por më mungojnë trofetë

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka folur pas fitores ndaj Pescaras.

Për mikrofonat e Sky Sport, ai ka thënë se skuadra e tij ende nuk ka mentalitetin fitues të Juventusit dhe se i mungojnë trofetë.

“400 ndeshje me Romën? Shumë emocione me këtë fanellë, po dua të fitoj trofe”.

“Kur do vijnë trofetë? Nuk e di, jemi paska të çrregulluar. Për shembull Juventusi është mësuar si t’i fiton ‘takimet e pista’ edhe kur ata luajnë dobët”.

“Tani renditja është më e kapshme edhe pse ka ende shumë deri në fund. Derbi do të jetë i rëndësishëm edhe për klasifikimin në tabelë”, ka thënë De Rossi. /Telegrafi/