Telegrafi

De Rossi shtrohen në spital shkaku i coronavirusit

Daniele De Rossi ishte pjesë e stafit të Italisë së Roberto Mancini, në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022.

Por ky debutim nuk ka shkuar aspak mirë për ish mesfushorin që është edhe kampion bote.

Kjo pasi grumbullimi i përfaqësueses italiane u shndërrua në një vatër coronavirusi dhe infektimit nuk i shpëtoi as kapiteni legjendar i Romës.

Ai pas tetë ditësh izolimi në shtëpi, sot është shtruar në spitalin Spallanzani të kryeqytetit.

Komplikimet në ditët e fundit, kanë bërë që mjekët t’i këshillojnë shtrimin në spital 38-vjeçarit.

Grumbullimi i kombëtares italiane u shndërrua në një vatër coronavirusi, pasi deri tani janë prekur plot tetë futbollistë dhe disa pjesëtarë të stafit teknik të Roberto Mancinit. /Telegrafi/