Ish-ikona e Romës, Daniele De Rossi, ka pranuar se ka qenë një admirues i madh i Manchester Unitedit, mirëpo për shkak të mesfushës së fortë, ai nuk kishte shkuar atje.
Mesfushori italian i kaloi afro dy dekada te klubi nga kryeqyteti italian dhe pas një kohe të shkurtë te Boca Juniors, u pensionua në moshën 36 vjeçare.
Ideja për të luajtur në Old Trafford gjithmonë e kishte tunduar, por mesfusha ishte e mbuluar nga lojtarë të klasit të lartë.
“Që si fëmijë e kam dashur Unitedin”, ka thënë De Rossi për Sky Sport kur është pyetur se cilin klub anglez do ta përfaqësonte.
“Mora vendimin e duhur që nuk shkova te Manchesteri, sepse atje ishin (Roy) Keane dhe (Paul) Scholes, lojtarë të mahnitshëm”, ka sqaruar futbollisti italian. /Telegrafi/