Site icon Telegrafi

De Rossi në dyshim për gjysmëfinalen ndaj Lazios

Daniele De Rossi mund të mungojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj rivalit lokal, Lazio.

Ai ka pësuar një lëndim gjatë angazhimit të tij me kombëtaren italiane, përkatësisht në miqësoren ndaj Holandës, ka konfirmuar klubi i Romës.

De Rossi mund të humbë përballjen ndaj Empolit në Serie A, këtë të shtunë, si dhe përballjen e 4 prillit ndaj Lazios.

Gjendja e tij do të monitorohet, dhe në ditët në vijim Roma do të vijë me konfirmimin e radhës rreth gjendjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version