Daniele De Rossi sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë në ndeshjen që kombëtarja Azzure zhvillon ndaj Gjermanisë.
Mesfushori romak mori një goditje në fitoren e ndeshjes së kaluar ndaj Spanjës dhe nuk ka qenë në gjendje që të stërvisë që prej asaj kohe.
Mejku i Italisë ka pranuar se koha nuk është në anën e ekipit të tyre për një rikuperim të De Rossit, teksa ai sërish ka munguar në stërvitjen e mëngjesit.
Do të ketë një tjetër seancë stërvitore në pasdite, por me ndeshjen që zhvillohet nesër, duket pothuajse e sigurt sipas mediave italiane që 32 vjeçari të mungojë.
Stevano Sturaro është favorit për ta zëvëndësuar atë, me Marco Parolon që do të lëvizë në një rol më defensive në mesfushë.
TMË raporton se Antonio Conte do të lë vendimet për formacionin deri në sekondën e fundnit, teksa shpreson që ta ketë gati De Rossin. /Telegrafi/