Telegrafi

De Rossi mund të rikthehet te Roma si trajner

Daniele de Rossi po e mendon rikthimin te Roma qysh në këtë janar.

Legjenda italiane u largua në verën e këtij viti nga Rossonerët për të kaluar te Boca Juniors, mirëpo raportohet se ai po e mendon rikthimin në Olimpico.

36-vjeçari nuk do të rikthehet si lojtar, por tani do të jetë pjesë e stafit të Paulo Fonseca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi

De Rossi thuhet se dëshiron të bëhet trajner i skuadrës italiane dhe mund t’i marrë hapat e parë aty.

Sipas Corriere dello Sport, italiani ka filluar kursin për t’u licencuar si trajner dhe në një të ardhme të afërt mund ta shohim në zejen e trajnerit. /Telegrafi/