Telegrafi

De Rossi ka një porosi për krerët e Romës

Mesfushori italian, Daniele De Rossi ka folur për mediat pas përfundimit të stinorit në Serie A.

Roma në ndeshjen e fundit arriti një fitore të vlefshme në ‘San Siro’, duke mposhtur Milanin 1:3.

Ndërkohë kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka një porosi për drejtuesit e skuadrës nga kryeqyteti italian.

“Blerje të mira? Do të ishte më e rëndësishme sikur ky grup mos të prekej fare. Gjëja më e rëndësishme është t’i mbajmë këta lojtarë dhe të sjellim disa tjerë cilësorë”.

“Spalletti është një trajner i madh i cili na ka ringjallur. Ai ka ardhur për të fituar dhe falë punës së tij jemi tani në Ligën e Kampionëve”, deklaroi De Rossi. /Telegrafi/