Mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi, thotë se ai është i kënaqur që Zlatan Ibrhaimovic nuk luan për Suedinë.
De Rossi thotë se nuk do të dëshironte një përballje me Ibrën edhe sikur të ishte 40 vjeç dhe me këmbë të thyer.
“Fakti se nuk luan Ibrhaimovic ësht përparësi për kë do që luan ndaj ekipeve të caktuara”.
“Në moshën 40 vjeçare dhe me këmbë të thyer nuk do ta doja kurrë Ibrën kundër meje. Kjo mund të jetë përparësi, por natyrisht se është më mirë që ai nuk është këtu”.
“Nuk është se të tjerët nuk i njohim, por Ibra është një nivel tjetër”.
“Kupa e Botës është me rëndësi për mua, pasi që tashmë kam luajtur në tri gara dhe le të mendojmë se sa e rëndësishme është për kombëtaret që nuk luajtën ende në një botëror”.
“Të luash në Botëror është gjithçka. San Siro do të jetë i plotë dhe do të jetë një mundësi për të dëshmuar se jemi në nivelin më të lartë”, deklaroi De Rossi. /Telegrafi/