Site icon Telegrafi

De Rossi: Gjasat 51-49 për ne, Zaniolo do të bëhet kampion i madh

ROME, ITALY - FEBRUARY 12: Daniele De Rossi of AS Roma gestures during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between AS Roma and FC Porto at Stadio Olimpico on February 12, 2019 in Rome. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka thënë se Nicolo Zaniolo do të bëhet një kampion i madh, ndërsa është i shqetësuar që skuadra e tij pranoi gol ndaj Portos në fitoren 2-1.

19-vjeçari nuk kishte shënuar kurrë në Ligën e Kampionëve më parë.

“Zaniolo? Është një paraqitje tjetër që shton atë që ai po tregon jo vetëm nga loja në lojë, por edhe në stërvitje. Ai ka fizik të pabesueshme, si dhe teknikë, kështu që është e qartë se ai do të bëhet një kampion i madh”.

Nicolo Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Ka keqardhje për golin e pranuar, sepse ndryshe nga muajt e fundit, qëndruam me të vërtetë fortë dhe nuk lejuam shumë”.

Lexo po ashtu Roma fiton në ‘Olimpico’ ndaj Portos, por kualifikimi do të vendoset në ‘Dragao’

“Ne e pranuam atë gol në një goditje të gabuar vetëm tre minuta pasi shënuan të dytin”.

Daniele De Rossi në aksion  (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Unë do të isha i lumtur nëse dikush para ndeshjes se do të më thoshte se do të fitonim 2-1”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Roma 2-1 Porto: Zaniolo yll i mbrëmjes

“Nuk është rezultati më i mirë, ndryshon shumë nga 2-0, prandaj le të themi se kemi avantazhin 51-49”, ka deklaruar De Rossi. /Telegrafi/

Exit mobile version