Roma është rikthyer te fitoret në Serie A pasi ka mposhtur Sampdorian në udhëtim 0:1.
Giallorosët në tri takimet e fundit në kampionat kishin marrë vetëm një pikë dhe u larguan dukshëm nga gara për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ka qenë kapiteni Daniele De Rossi që ka shënuar golin e fitores ndaj Sampdorias në minutat e fundit të ndeshjes.
“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për moralin e ekipit. Shumë lojtarë dhe tifozë ishin entuziast për këtë tre pikësh”, deklaroi De Rossi pas ndeshjes.
“Ne mund të luajmë edhe më mirë, por e rëndësishme është të mbledhim sa më shumë pikë”, u shpreh kapiteni i Romës.
Krejt në fund De Rossi ka folur edhe për presidentin e Sampdorias, Massimo Ferrero i cili është një romak.
“Ferrero është një president që po bënë gjëra të mëdha në Itali dhe më pëlqen ta mund edhe pse është një romanist në zemër”, përfundoi kapiten i Romës.
Ndeshjen e radhës Roma do ta luaj para tifozëve të vet ndaj Udineses. /Telegrafi/