Daniele De Rossi është pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Romën.
Futbollisti italian pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Giallorossët, ndërsa do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.
Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në muajin qershor dhe nëse nuk e vazhdon atë, atëherë pritet ta vazhdojë karrierën në MLS ose në Kinë.
Sipas Sky Sport Italia, agjenti i tij ka përparuar dukshëm drejt rinovimit të kontratës.
Në këtë mënyrë, ai do të qëndronte në Olimpico deri në vitin 2019, edhe pse paga e tij do të ulej shumë. (De Rossi deri më tani ka përfituar gjashtë milionë euro në sezon). /Telegrafi/