Telegrafi

De Ligt do të vazhdojë të qëndrojë në bankën rezervë, Nagelsmann thotë se nuk do ta ndërrojë formacionin

Bayern Munchen luan të dielën ndeshjen e dytë në kampionat ku presin Wolfsburgun në “Allianz Arena”, ndërsa Matthijs De Ligt pritet ta nisë edhe një herë ndeshjen nga banka rezervë.

Ashtu siç ndodhi edhe në sfidën e fituar 6-1 përballë Eintracht Frankfurt, Julian Nagelsmann preferon dyshen Upamecano-Hernandez në qendër të prapavijës.

De Ligt, për të cilin bavarezët investuan 67 milionë euro, do jetë në bankinë edhe në këtë ndeshje.

“Si trajner, kur ndryshon diçka, duhet të kesh parasysh dy gjëra: paraqitjen dhe menaxhimim e ngarkesës së punës së zhvilluar. Për momentin nuk kam arsye për të bërë ndryshime në formacion”.

“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për mua, por nuk pres të ndryshoj formacionin nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Nagelsmann. /Telegrafi/