Telegrafi

De Ligt i pa lumtur si rezervist te Bayern Munich, Tuchel tenton ta ‘pajtojë’ me një deklaratë diplomatike

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt, thuhet së është i mërzitur nga trajneri Thomas Tuchel.

Mbrojtësi holandez po bëhet ‘gjithnjë e më i mërzitur’ me mungesën e minutave të lojës në klubin e Bundesligës, pasi i nisi të katër ndeshjet hapëse të sezonit 2023/24 në stol, shkruan BILD.

Zhvillimet e fundit erdhën pas fitores së fundit 4-3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve të mërkurën, me De Ligt që ‘u largua’ nga “Allianz Arena” duke mos u futur në lojë edhe pse ishte në stol.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ka komentuar situatën në lidhje me yllin e pakënaqur.

“Si qendërmbrojtës, nuk keni shumë mundësi për t’u zëvendësuar. Matthijs 100 për qind e meriton të luajë. Ai është në formë të mirë. Sigurisht që minutat deri më tani nuk i mjaftojnë personalisht, por ai është një lojtar skuadre”, deklaroi Tuchel.

Lexo po ashtu Timber te Arsenali nuk ka thyer asnjë rekord të Ajaxit– top pesë shitjet e gjigantëve holandezë në Evropë

Pasi nuk u paraqit kundër ekipit të Erik ten Hag, De Ligt do të shpresojë që komentet e Tuchel për mungesën e kohës së tij në lojë do të pasohen me një mundësi kundër Vfl Bochum të shtunën pasdite.

De Ligt ishte startues sezonin e shkuar, por ardhja e Kim Min Jae nga Napoli, jug-koreani po luan si startues te bavarezët së bashku me Dalot Upamecano. /Telegrafi/