Telegrafi

De Ligt flet për ndryshimin mes kampionatit italian dhe atij gjerman

Matthijs de Ligt është rikthyer në Itali, por vetëm për të luajtur një ndeshje.

Qendërmbrojtësi holandez iu bashkua Bayern Munichut nga Juventusi këtë verë, teksa ka qenë titullar për bavarezët në fitoren 0-2 në udhëtim te Interi.

Fillimisht holandezi u pyet për ndeshjen ku tha se morën një fitore edhe pse nuk bën një ndeshje perfekte.

“Ndeshja ishte shumë e mirë, pa dyshim jo perfekte. Ne luajtëm lojën tonë. Edhe Interi luajti mirë, por në fund dolëm shumë mirë”, deklaroi De Ligt.

23-vjeçari ka luajtur tanimë në Itali dhe ndodhet në futbollin gjerman, ku foli edhe për dallimin mes dy kampionateve.

De Ligt e pranon se në fillim ka pasur vështirësi, derisa ka deklaruar se në Itali ka më shumë taktikë dhe skema.

“Po stërvitem me sulmuesi më të fortë në botë. Në fillim kam pasur vështirësi, por ditë pas dite mësohesh dhe përmirësohesh”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Të dy kampionatet janë të vështira. Në Itali bën më shumë taktikë dhe skema, më pak intensitet dhe mbi të gjitha në sprint”.

“Në fillim pata disa vështirësi me intensitetin e punës që bënim në fushë, por tani kam arritur formë të mirë”, deklaroi De Ligt. /Telegrafi/