Telegrafi

De Laurentiis mbyll dyert për Kvaratskhelia dhe Osimhen: Nuk shesim lojtarë në verë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tregon se synimi i klubit që ai udhëheq është të mos shes asnjë lojtarë.

Napoli është afër titullit të Serie A, pasi ka krijuar një shkëputje të madhe me ndjekësit më të afërt.

Nga ana tjetër, ekipi shfaqi formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, ku në fazën e eliminimit direkt do të përballen me Eintracht Frankfurtin.

“Unë nuk besoj se lojtarë si Kvaratskhelia apo Osimhen do të largohen në verë. Janë futbollistë për të cilët ka shumë kërkesa, por nuk kam asnjë detyrim për të shitur dikë sepse nuk kam asnjë borxh”.

“Për mua fitimi i titullit do të ishte kulmi i futbollit që kemi shfaqur në dekadën e fundit, për qytetin është një prestigj i madh”.

“Në verë patëm guximin për të rinovuar grupin dhe Spalletti ishte i zoti të krijonte skuadrën në mënyrë spektakolare dhe fituese”, ka thënë De Laurentis.

Te Napoli me shumë sukses luan edhe ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka marrëveshje për zgjatje të kontratës. /Telegrafi/