Telegrafi

De Laurentiis lë të kuptohet se e ardhmja e Osimhen është larg Napolit

Me më pak se dy javë deri në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, presidenti i Napolit, rivalit të Barçës, ka lënë në ajër të ardhmen e një prej yjeve të saj.

De Laurentiis foli gjatë edicionit të gjashtë të ‘Business of Football Summit – The Path to Profit’, një ngjarje që u zhvillua në Londër, ku ai foli për një largim të mundshëm të Victor Osimhen.

I pyetur për sulmuesin nigerian, presidenti napolitan e krahasoi atë me legjendat e tjera në historinë e klubit.

“Osimhen është një lojtar i madh dhe të gjithë e dinë këtë. Ne kishim shumë legjenda si Higuain, Cavani, Lavezzi, Mertens. Shumë lojtarë ranë në dashuri me Napolin, ky është një vend i mrekullueshëm”.

“Disa qëndruan si Hamsik për 11 vjet ose të tjerë për 8”, deklaroi Laurentiis.

Osimen ka qenë i lidhur me skuadra të mëdha evropiane muajt e fundit. Klubi Napoli e ka të qartë se është e vështirë të mbajë këtë lloj lojtari kur vijnë ekipe si Real Madrid, Arsenal, PSG, Manchester City apo Chelsea.

De Laurentiis nuk garantoi vazhdimësinë e nigerianit edhe pse ai konfirmoi se ai ka një klauzolë lirimi “shumë të lartë”.

“Paratë janë problemi i fundit i Napolit.  Ne kemi bërë nënshkrime të shkëlqyera dhe, siç ndodhi në të kaluarën, do ta bëjmë. Kështu edhe në të ardhmen. Këto janë probleme sentimentale: kur një lojtar largohet është si t’i thuash lamtumirë një djali. Por je gjithashtu i lumtur nëse ky djalë ka sukses kudo që shkon”, ka thënë i pari i Napolit. /Telegrafi/