Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se është i përgatitur të shesë Kalidou Koulibaly, por vetëm për çmimin e duhur.
Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht dhe skuadrat e mëdha evropiane e duan në radhët e veta.
Manchester Unitedi tashmë ka pasur një ofertë për mbrojtësin e Senegalit, ndërsa Reali i Madridit tani është gjithashtu i etur për shërbimet e tij.
Deri më tani, Napoli ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij, por tani presidenti De Laurentiis ka thënë se është i hapur për shitjen e Koulibalyt.
“Kujtoj se kemi refuzuar një propozim me vlerë 105 milion euro, por mos më pyesni cila skuadër ishte”, ka thënë fillimisht De Laurentiis për Corriere dello Sport.
“Ne do të reflektojmë për këto çështje vetëm në rast se ka një ofertë që tejkalon çmimin e tregut”.
“Gjithashtu do ta shisnim vetëm nëse lojtarët duan që ne të pranojmë këto propozime”, përfundoi presidenti i Napolit.
Në të vërtetë, është sugjeruar që një ofertë prej 150 milionë euro do të ishte e mjaftueshme që De Laurentiis ta shiste qendërmbrojtësin. /Telegrafi/