Site icon Telegrafi

De Bruyne asiston, Haaland e dyfishon epërsinë e Cityt ndaj Unitedit

Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Goli i parë i takimit u shënua pas vetëm tetë minutash, kur Bernardo Silva asistoi për te Phil Foden që shënoi me lehtësi.

I dyti për kampionin në fuqi erdhi në minutën e 34-të, kur Erling Haalnd ia doli të mposhte David de Gean me një goditje me kokë nga një harkim i Kevin de Bruynes nga rivënia nga këndi, për ta dyfishuar epërsinë për skuadrën e tij.

Gjërat tashmë janë vështirësuar për skuadrën e Erik ten Hag dhe vështirë se mund të rikthehen në pjesën e dytë, por asgjë nuk është e pamundur. /Telegrafi/

https://twitter.com/KDB17MCBM/status/1576566702849990657

Exit mobile version