Telegrafi

De Boer i dëshpëruar me shkarkimin

Frank de Boer ka shfrytëzuar mediat sociale për të shprehur dëshpërimin pasi u shkarkua nga Crystal Palace.

Trajneri holandez ishte vetëm për 77 ndeshje në krye të klubit anglez, por nuk tregoi asgjë.

“I dëshpëruar me vendimin, por dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe tifozët për përkrahjen. Fat në të ardhmen”, ka thënë De Boer.

Crystal Palace nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon.

Për më keq, ata nuk kanë shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e para. /Telegrafi/