Telegrafi

De Biasi rikthehet në Serie A, sërish do ta ketë ndihmës Tramezzanin

Gianni De Biasi ende nuk ka mbushur dy javë që nga shkarkimi tek skuadra spanjolle Deportivo Alaves.

Por ende pa e marrë pagën e parë si i shkarkuar, De Biasi mund të bëhet me skuadër të re.

Në fakt fjala është për një rikthim të tij në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Skuadra e Crotones ka shkarkuar trajnerin Davide Nicola pas tri humbjeve radhazi dhe tani është pa trajner.

De Biasi dhe Tramezzani sa ishin pjesë e Shqipërisë

Mediat italiane kanë raportuar se Crotone ka kontaktuar De Biasin dhe i ka besuar postin e trajnerit.

Gjithnjë sipas medieve në Itali, De Biasi do ta pranojë këtë ofertë dhe do të marrë si ndihmës Paolo Tramezzanin si tek Kombëtarja e Shqipërisë.

Kujtojmë që në Crotone është duke luajtur edhe mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti dhe ky do të jetë një ribashkim me De Biasin.

Arlind Ajeti dhe Gianni De Biasi do të punojnë përsëri së bashku te Crotone

Më herët në Itali, De Biasi ka drejtuar edhe shumë skuadra tjera si Spal, Udinese, Torino, Brescia, Modena, Carpi dhe të tjera. /Telegrafi/