Telegrafi

De Biasi për Rrahmanin: Futbollist me vizion të mirë për lojën

Amir Rrahmani ka kompletuar kalimin te skuadra italiane e Hellas Veronës.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, duke braktisur radhët e skuadrës kroate të Dinamo Zagrebit.

Për mediat italiane ka folur ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur rreth transferimit të prishtinasit në Serie A.

“Është një mbrojtës qendror, fizikisht i fortë, i aftë në topa të larta, me një vizion të mirë të lojës. Natyrisht se përvoja në Serie A është ndryshe nga ajo që e ka fituar ai deri më tani. Por, me Dinamo Zagrebin, ai e ka fituar kampionatin kroat, një garë që e përcjell vazhdimisht, niveli i së cilës është shumë ndryshe”, ka thënë De Biasi.

Ndryshe, mbrojtësi raportohet se ka nënshkruar me klubin italian, të cilit i ka kushtuar rreth 2.1 milionë euro. /Telegrafi/