Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) ka rizdhedhur Davor Sukerin për president, i cili gjithashtu ishte kandidati i vetëm për këtë post.
Me 48 vota të delegatëve “për”, tre të përmbajtur dhe një “kundër”, në Zagreb në krye të HNS-së sërish u zgjodh Davor Suker.
Suker pas rizgjedhjes iu drejtua përfaqësuesve të federatave të qarqeve dhe falënderoi për rizgjedhjen e tij në këtë funksion.
“Ne të gjithë e dimë se çka është vazhdimësia, e dimë të gjithë që jemi në futboll. Një problem i madh në Kroaci është se një numër gjithnjë e në rritje i njerëzve duan një aktivist sportiv të çastit”, tha Suker.
Dario Simiç kishte mbështetjen e tre federatave të qarkut, që nuk ishte e mjaftueshme për kandidaturën për pozitën e kreut të futbollit kroat.
Me zgjedhjen e presidentit, bëhet edhe konstituimi i Lidhjes së Bordit Ekzekutiv të HNS-së.
Asambleja Zgjedhore e HNS-së, e cila po mbahet sot është siguruar nga një numër i madh policësh.