Telegrafi

Davis: Me lojë kolektive do të fitojmë

Ronald Davis, basketbollisti i Pejës, ka pohuar se takimi i sotëm kundër Kozuvit është tejet i rëndësishëm dhe se deri tek fitorja mund të arrihet vetëm me lojë kolektive.

Peja do të ballafaqohet Kozuvit në ndeshjen kryesore të Grupit D, pasi që pejanët janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, përkatësisht një më tepër se vendi i tretë, ku ndodhet rivali i sotëm i ‘Shqipnonjat’.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, andaj pres që në të tregojmë një lojë të mirë dhe kolektive”.

“Nëse e bëjmë këtë, atëherë ne do të triumfojmë edhe pse nuk do të jetë aspak lejtë ndaj Kozuvit”.