Telegrafi

David Marshall bëri një pritje të shkëlqyeshme të penalltisë për ta dërguar Skocinë në Euro 2020, por reagimi epik ‘vodhi gjithë shfaqjen’

Reagimi i David Marshall për të zbuluar se ai e kishte dërguar Skocinë në Kampionatin Evropian është një nga gjërat më të mira që do të shikoni ndonjëherë.

Portieri i Derby County ishte heroi i penalltive kur priti goditjet e sulmuesit të Serbisë, Aleksandar Mitrovic, në një ndeshje të tensionuar të ‘Play-Off’ për kualifikim në Euro 2020, ndeshje e cila u vendos vetëm pas penalltive.

Të nëntë penalltitë ishin shënuar deri kur sulmuesi i Fulhamit, Mitrovic, mori përgjegjësinë e penalltisë së dhjetë për të barazuar gjithçka, por penalltia e tij u prit nga portieri Marshall.

Lexo po ashtu Skocia, Sllovakia dhe Hungaria marrin biletat e fundit për në “EURO 2020”

Por, kishte një vonesë të vogël që e bëri gjithçka edhe më të ëmbël. Marshall fillimisht nuk ishte i sigurt nëse Skocia kishte fituar, veçanërisht pasi ai kishte dalë nga vija e tij për të bërë pritjen dhe VAR-i ishte në përdorim.

Sidoqoftë, momenti që triumfi iu konfirmua atij nga gjyqtari është bërë shpejt virale në mediat sociale, shkaku i reagimit të tij epik.

Marshall bëri gjest ndaj gjyqtarit dhe kur më në fund e kuptoi se sapo kishte siguruar paraqitjen e parë të Skocisë në një turne të madh pas 22 vitesh, ai shpërtheu në eufori të plotë, ndërsa shokët e tij të Skocisë vrapuan drejt tij për festë.

Ish-portieri i Cardiff City dhe Celtic u fut shumë shpejt në një intervistë pas ndeshjes me Sky Sports, por reporteri e lejoi atë që ta shkurtonte intervistën për të shijuar festimet.

Çfarë momenti dhe çfarë arritjeje për djelmoshat e trajnerit Steve Clarke. Ata tani bashkohen me Anglinë, Kroacinë dhe Republikën Çeke në Grupin D, me dy nga ndeshjet e  tyre në grup që do të luhen në Hampden Park. /Telegrafi/