Reagimi i David Marshall për të zbuluar se ai e kishte dërguar Skocinë në Kampionatin Evropian është një nga gjërat më të mira që do të shikoni ndonjëherë.
Portieri i Derby County ishte heroi i penalltive kur priti goditjet e sulmuesit të Serbisë, Aleksandar Mitrovic, në një ndeshje të tensionuar të ‘Play-Off’ për kualifikim në Euro 2020, ndeshje e cila u vendos vetëm pas penalltive.
Të nëntë penalltitë ishin shënuar deri kur sulmuesi i Fulhamit, Mitrovic, mori përgjegjësinë e penalltisë së dhjetë për të barazuar gjithçka, por penalltia e tij u prit nga portieri Marshall.
Por, kishte një vonesë të vogël që e bëri gjithçka edhe më të ëmbël. Marshall fillimisht nuk ishte i sigurt nëse Skocia kishte fituar, veçanërisht pasi ai kishte dalë nga vija e tij për të bërë pritjen dhe VAR-i ishte në përdorim.
https://twitter.com/markey72/status/1327014709409816577
Sidoqoftë, momenti që triumfi iu konfirmua atij nga gjyqtari është bërë shpejt virale në mediat sociale, shkaku i reagimit të tij epik.
Marshall bëri gjest ndaj gjyqtarit dhe kur më në fund e kuptoi se sapo kishte siguruar paraqitjen e parë të Skocisë në një turne të madh pas 22 vitesh, ai shpërtheu në eufori të plotë, ndërsa shokët e tij të Skocisë vrapuan drejt tij për festë.
David Marshall waits for confirmation that Scotland are going to the Euros…pic.twitter.com/HkK7DrqqAU
— Balls.ie (@ballsdotie) November 12, 2020
The loveliest thing about that wasn’t David Marshall pulling off the biggest save of his life, it was him checking to see if it was ok before daring to celebrate pic.twitter.com/SvJf3vo01N
— Si Lloyd (@SmnLlyd5) November 12, 2020
Ish-portieri i Cardiff City dhe Celtic u fut shumë shpejt në një intervistë pas ndeshjes me Sky Sports, por reporteri e lejoi atë që ta shkurtonte intervistën për të shijuar festimet.
Çfarë momenti dhe çfarë arritjeje për djelmoshat e trajnerit Steve Clarke. Ata tani bashkohen me Anglinë, Kroacinë dhe Republikën Çeke në Grupin D, me dy nga ndeshjet e tyre në grup që do të luhen në Hampden Park. /Telegrafi/
🗣 "I don't even want to be here to be honest" 🤣
David Marshall ditches the post-match interview to rejoin Scotland's celebrations pic.twitter.com/oBWQZfIGHC
— Football Daily (@footballdaily) November 12, 2020