PSG ka barazuar kundër Manchester Cityt me rezultat 2:2 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në këtë ballafaqim është thyer një rekord botëror sa i përket ndëshkimit më të shpejtë me karton.
Mbrojtësi i PSG-së, David Luiz ka hyrë në analet e historisë të Ligës së Kampionëve, pas një ndërhyrje të palejuar që bëri në takimin kundër Citizens.
Reprezentuesi brazilian u ndëshkua me karton të verdhë qysh në sekondën e 12-të të takimit, e cila gjë rezulton të jetë më e shpejta në histori të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/