Site icon Telegrafi

David Domgjoni shkëput kontratën me Kastriotin, merr oferta prej Kosovës dhe Shqipërisë

David Domgjoni më nuk është pjesë e skuadrës shqiptare, Kastrioti.

Kjo e fundit po has në vështirësi financiare dhe kjo ka bërë që lojtari ta shkëpus kontratën me klubin e Superligës së Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë mbrojtësi, i cili ka pasur paraqitje të mira me klubin e gjertanishëm.

“Kemi arritur një marrëveshje dypalëshe që mos ta vazhdojmë bashkëpunimin mes nesh. Unë e falënderoj kryesinë e klubit si dhe tifozët për mbështetjen që ma dhanë përgjatë kësaj kohe”, pohoi Domgjoni.

Domgjoni si futbollist i Lirisë

Ai më tutje tha se tashmë ka marrë disa oferta prej klubeve në Kosovë si dhe në Shqipëri, të cilat do t’i vlerësoj me kujdes dhe të vendos për të ardhmen.

“Kam marr disa oferta prej klubeve kosovare dhe shqiptare. Aktualisht jam në fazën e vlerësimeve të tyre. Për të ardhmen besoj se do të vendos shumë shpejt se fanellën e cilit klub do ta djersit pas afatit kalimtar të janarit”, pohoi lojtari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth David Domgjonit

Theksojmë se futbollisti më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Tiranës si dhe edicionin e kaluar ishte në Liri të Prizrenit.

Ndryshe, Domgjoni është pjesë e grupmoshave të reja deri 21 i kombëtares shqiptare të futbollit. /Telegrafi/

Domgjoni si futbollist i Tiranës

 

Exit mobile version