Një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore “Vojçeku” e bazuar në dramën origjinale të Georg Büchner dhe në adaptimin e Jack Thorne me datë 21 shkurt 2025, vjen si premierë me regji të regjisores Zana Hoxha në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Personazhi Vojçeku nën interpretimin e aktorit Bujar Ahmeti, përpiqet të sigurojë jetesën për gruan e tij Marian e interpretuar nga aktorja Vlora Dervishi dhe fëmijën e tyre të vogël, por në një moment presioni nga varfërisa, mungesa e përkrahjes dhe ekperimentet mjekësore fillojnë që ta Vojçekun çojnë drejt shpërbërjes mendore.
Shfaqja “Vojçeku” është një portret i fuqishëm dhe thellësisht emocional i vuajtjes njerëzore dhe efektit shkatërrues të padrejtësive shoqërore.
Historia e vendosur në Berlinin e vitit 1981 pasqyron një realitet të dhimbshëm dhe brutal ku kufijtë midis dëshpërimit, dashurisë dhe çmendurisë, zhduken, dhe kjo shfaqje është bashkëpunimi i katërt i Teatrit të Gjakovës me regjisoren Zana Hoxha, dhe i pari me artistet nga Anglia, Grace Rumsey dhe Nicoletta Bonanni.