Site icon Telegrafi

Data e zgjedhjeve, Hamza fton qytetarët për mbështetje: Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 9 shkurtin 2025 si datë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Lidhur me këtë, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëkohësisht kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se nominimin për kryeministër e ka pranuar të udhëheq me përgjegjësi, shkruan Telegrafi.

“Nominimin për Kryeministër e kam pranuar që të udhëheq me përgjegjësi, transparencë e ndershmëri, duke përfaqësuar interesat tuaja dhe duke i vënë nevojat e qytetarëve në qendër të çdo vendimit tim”, ka thënë Hamza.

Hamza i ka ftuar qytetarët të bashkohen me të, siç është shprehur ai, “për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë”.

Ai është shprehur se së bashku mund të bëjnë ndryshimin që kanë pritur.

“Është koha për të besuar në të ardhmen tonë dhe për t’u angazhuar që 9 shkurti 2025 të jetë dita kur fillon një kapitull i ri për Kosovën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version