Sulmuesi francez dhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, shënon në mënyrë të veçantë ditën e sotme, 8 prill, duke qenë se të tre fëmijët e tij kanë lindur në të njëjtën datë.
Nuk ka dyshim se kjo datë e sotme përfaqëson një ditë të madhe dhe të rëndësishme për familjen Griezmann pasi është me të vërtetë një gjë e rrallë që tre fëmijë të moshave të ndryshme të lindin në të njëjtën ditë.
Është një kuriozitet që vështirë të përmbushet, por francezi nuk është rekordmen botëror.
Sipas Librit të Rekordeve Guinness, familja Cummins nga SHBA është rekordmene botërore me pesë fëmijë të lindur në të njëjtën datë (20 shkurt) të moshave të ndryshme.
Catherine (1952), Carol (1953), Charles (1956), Claudia (1961) dhe Cecilia (1966), fëmijët e Carolyn dhe Ralph Cummins.
Griezmann këtë sezon ka zhvilluar 30 ndeshje ka shënuar vetëm tetë gola./Telegrafi/