Telegrafi

Dasma e përgjakshme në Liban, vritet pjesëtari i Hezbollahut në një ceremoni martesore – publikohen pamjet rrëqethëse

Konfliktet “fetare” mes Sunitëve dhe Shitëve është rritur deri në gjakderdhje në qytetin Kadeh rreth 12 kilometra nga Bejruti në Liban, kur të dielën mbrëma gjatë një ceremonie martesore u vra pjesëtari i Hezbollahut, Ali Shibi, e siç raportojnë mediat izraelite dhe ato libaneze, vrasja është kryer në shenjë hakmarrje për një vrasje që kishte ndodhur vitin e kaluar.

Në dasmën që kishin marrë pjesë pjesëtarët e Hezbollahut u shndërrua në një arenë të përgjakshme në qytetin Khaldeh në jug të kryeqytetit, ku Sunitët hapën zjarr mbi Sunitët, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e të shtënave që erdhën nga dyja anët, kanë humbur jetën katër persona dhe dhjetë tjerë janë plagosur. Se ishin luftime të ashpra e tregojnë më së miri edhe pamjet, ku qytetarët i filmuar nga tarracës derisa rafalët dëgjoheshin në tërë qytetin.

Luftimet në qytetin e banuar nga Sunitë dhe Shitë, nisën me vrasjen e Hasan Zaher Gosna, 14-vjeç, adoleshenti që ishte arab sunit. Siç raporton Jerusalem Post duke u thirrur në median Al-Manr, Shibia kishte vrarë siç pretendojnë ata Ahmed Zahr Goson.

Disa indikacione tregojnë që Ahmed që vrau Shibinë ishte familjar i të vrarit – Hasanit, dhe se vrasja e fundit është bërë me motive hakmarrje.

Ushtria e këtij vendi ka siguruar zonën ku ndodhën vrasjet, e policia ka filluar hetimet, e mediat e atjeshme raportojnë se tensionet janë rritur atje pas vrasjeve. /Telegrafi/