Telegrafi

I DASHURUARI DHE MINA

Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Një i ri
që i kishte humbur të gjitha në luftë
jetonte vetëm për t’ia shprehur dashurinë
të dashurës së tij
Disa vjet pas luftës
me një grusht dredhëza të egra
në xhepin e këmishës
shkeli në minë
dhe vdiq

Ishte e dhimbshme
gjatë autopsisë
nuk ia gjetën as një kujtim