Site icon Telegrafi

Dashurinë apo epshin – vendosni vetë

Në shoqërinë bashkëkohore dashuria dhe epshi shpesh përjetohen si e njëjta gjë, transmeton Telegrafi. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe do të zbuloni nëse dashuria që ju po përjetoni është vërtet dashuri apo një epsh që juve ju bën të ndiheni mrekullisht mirë…

Cila është cilësia kryesore tek një mashkull?
a- Ndershmëria
b- Qëndrueshmëria
c- Ndjeshmëria

Zakonisht kur flet me të…
a- Jeni gjithnjë dakord
b- Ndonjëherë nuk e dëgjon
c- Kërkon gjithnjë që të jeni dakord

Takimi juaj i parë ka qenë…
a- Një lojë e gjatë joshëse
b- Një bisedë e gjatë për të njohur njëri-tjetrin më mirë
c- Dashuri me shikim të parë

Gjatë një feste një grua e bukur kërkon ta bëj për vete!
a- Është një rast i mirë për të kuptuar nëse të do me të vërtetë
b- Nuk ka asnjë rrezik, ai të do vetëm ty
c- E puth me shumë pasion në mënyrë që të mos i shkojë mendja tek asnjë femër tjetër

Sonte ke një takim me të…
a- Do të veshësh një fustan seksi dhe do të ketë shumë shampanjë
b- Një darkë në shtëpinë tuaj dhe një bisedë e qetë
c- Një dalje në kinema, për t’u mbështetur në supin e tij

Nëse do të të linte, do të mendoje…
a- Është e pamundur, të do me gjithë shpirt
b- Nuk ia vlen, ti meritoje më shumë
c- Nuk të dashuronte më të vërtet

Miqtë tuaj ju konsiderojnë…
a- Dy njerëz që flasin shumë me njëri tjetrin
b- Të dashuruar apasionantë
c- Një çift unik

Nëse do të të kërkonte të martoheshit:
a- Do të mendoheshe
b- Po, bashkë përgjithmonë
c- Jemi mirë kështu, përse duhet të martohemi?

Vlerësimet:

Më shumë a
Ke ndjenja shumë të forta: Lidhja juaj është e mbështetur në ndjenja shumë të thella. Këtë e tregojnë shumë elementë, keni gjithnjë nevojë të rrini bashkë, jeni të pandashëm, dhe bëni shumë plane bashkë. Lidhja juaj është bërë gjithnjë dhe më e fortë dhe të gjithë ju konsiderojnë një çift të vërtetë. Ke përshtypjen se ke gjetur mashkullin e jetës tënde dhe edhe nëse një tjetër afrohet je shumë e sigurt që nuk ka asnjë rrezik. Nuk ke asnjë dyshim në besnikërinë e mashkullit tënd. Nuk të pëlqen të ndryshosh sipas situatave që ju paraqiten.

Më shumë b
Je në dilemë: Është dashuri apo epsh? Këtë pyetje i bën vetes gjithnjë. Për frikë apo për pasigurinë që të karakterizon, nuk je e sigurt nëse të tërheq partneri sepse e dashuron apo sepse ka një paraqitje të këndshme fizike dhe është i mirë në shtrat. Me pak fjalë frenon veten veçanërisht nëse të duket se nuk të jep aq shumë dashuri. Nuk je nga ato që bien në dashuri këmbë dhe kokë. Je shumë e kujdesshme sepse ke nevojë të dish se me kë ke të bësh. Për ty dashuria është diçka me shumë vlerë e cila nuk duhet të konsumohet me dikë që nuk e meriton.

Më shumë c
Ndjen një tërheqje fizike dhe shpirtërore: Mashkulli yt të duket eksitues dhe joshës. Ke dëshirë ta shtrëngosh e të bësh dashuri me të. Për ty ka më shumë rëndësi që ai të të njohë anën tënde joshëse se sa anën tënde të personalitetit. Ke një aftësi të lindur për t’u dhënë në lojën e joshjes. Të pëlqen të japësh dhe të ndjesh kënaqësi. Ke më shumë tendenca të vlerësosh anën fizike tek një mashkull, duke lënë mënjanë anën tjetër të rëndësishme atë të ndjenjave. Kjo është logjike duke parë që më shumë dëgjon zërin e trupit sesa të zemrës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version