Telegrafi

Dashuria – ushqim që ta forcon shpirtin

Të fshehta në dashuri nuk ka, në pasionin seksual nuk ka asnjë të fshehtë. Kjo është një lojë biologjike, atë e bëjnë edhe kafshët, shpezët, insektet e kështu me radhë. (Sokrati)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Dashuria e zakonshme është kërkesë, dashuria e vërtetë është pjekuri, gëzim, shëndet dhe bujari. Dashuria e vërtetë është ushqim që ta forcon shpirtin.

Dashuria e zakonshme ta ushqen egon, jo të vërtetën po të pavërtetën, e e pavërteta gjithnjë e ushqen të pavërtetën.

Bëhu shërbëtor i dashurisë së vërtetë dhe kjo do të thotë të bëhesh tjetër në dashuri, mos e bëj këtë sikur nga ndjenja e detyrës, sepse atëherë do të zhdukej gjithë bukuria.

Dashuria asnjëherë nuk pret asnjë lloj shpërblimi, as mirënjohje.

Shërbeje dashurisë nëpërmjet të dashurit, që kurrë të mos bëhesh peng i lidhur ndaj të dashurit, kur njeriu nuk është i lidhur me të dashurin, atëherë dashuria arrin majën më të lartë.

Në çastin kur njeriu bëhet i lidhur, ai fillon të bëhet peng, bëhet obligim, ajo zyrtarizohet e bëhet publike, ajo gjithnjë transformohet në interes.

Dashuria me qëllim të caktuar, si psh. martesa, është përgjithësi, është obligim, ajo është përkujdesje dhe ngarkesë, ajo është gjithnjë e merakosur.

Dashuria e vërtetë është e vëmendshme.

Nëse ti dashuron, e do vërtet njeriun, ti do të jesh i vëmendshëm ndaj kërkesave të tij të vërteta, por nuk do të shfaqësh përkujdesje ndaj kërkesave të tij idiote dhe të marra.

Njeriu i cili është tepër i kujdesshëm, i lidhur, do t’i plotësojë kërkesat e egos. Mirëpo, kjo nuk të jep të drejtë ta helmosh të dashurin. /Telegrafi/