Telegrafi

Dashuria rritet me kalimin e viteve

Gjatë një testimi, personat më të vjetër se 65-vjeç kanë arritur mesatarisht 120 pikë në vlerësimin e lumturisë në çift, ndërsa çiftet e reja mesatarisht kanë fituar 114 pikë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Quebecut thonë se në këtë vlerësim janë përfshirë edhe kënaqësia seksuale, komunikimi, kohezioni dhe funksionimi i përgjithshëm i çifteve.

Rezultatet e mira te çiftet e moshuara mund të shpjegohen me atë se çiftet që kanë kaluar aq shumë vite së bashku, doemos që kanë pasur lidhje të fortë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/