Site icon Telegrafi

Dashuria fshihet në tru, e jo në zemër

Shkencëtarët kanë vërtetuar se dashuria fshihet në tru, e jo në zemër, ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve.

Mirëpo, tashmë ata kanë shkuar një hap tutje për ta vërtetuar adresën e saktë. Pra, nëse është për t’u besuar shkencëtarëve kanadezë nga Universiteti Concordia në Montreal, dashuria ‘jeton’ në pjesën e trurit, në të cilën pjesë jetojnë edhe ‘nxitësit’ për alkool, bixhoz dhe narkotikë.

Në fakt, ekipi i shkencëtarëve të universiteti i përmendur ka dashur që t’i lokalizojë pjesët e trurit nga të cilat rrjedhin ‘impulset e dashurisë’, të cilat shkaktojnë ndjejnë ne dashurisë. U tha se këto impulse janë të vendosura në pjesën e njëjtë të trurit, ku janë të vendosura edhe qelizat, të cilat reagojnë në veset e shënuara, duke shkaktuar varësinë.

Jim Pfaus, udhëheqës i studimeve, profesor dhe psikolog në këtë universitet, thekson se ky zbulim nuk është aq i keq. “Ne nga varësia kemi krijuar diçka të keqe, sepse e ndërlidhim para së gjithash me drogën. Por, në fakt, ky është një proces natyror, i cili aktivizon dëshirën për diçka”. /Telegrafi/

Exit mobile version