Site icon Telegrafi

Dashuria, fole në zonë lufte

Sipas një sondazhi, 61% besojnë se kur shkojnë për të jetuar së bashku, ato bëhen partnere me të njëjtat të drejta. Ky është një mit. Nëse bashkëjetuesit përfundojnë duke u grindur në gjyq se kush i detyrohet çfarë, gjithçka del te vërtetimi se ç’keni vënë nga ana financiare deri te tullat e shtëpisë dhe suvatimi.

Prandaj, sigurohuni se e dini se ku gjendeni financiarisht – cilado qoftë marrëveshja. Shkruani së bashku saktësisht marrëveshjen juaj financiare.

Për shembull: burri blen banesën, por gruaja ka interesa aty, sepse ka paguar gjysmën e kaparit. Të dy firmosni. Ekziston çdo mundësi që ky formalitet të mos e shohë kurrë dritën e diellit, por nëse ndaheni, ky formular është ndihmë. /Telegrafi/

Exit mobile version