Site icon Telegrafi

Dashuria është ushqim

E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë. (Charles Bukowski)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Nëse të jep njeriu lirinë e plotë për seksin, atëherë nuk do të ketë mundësi dominimi mbi të, do të jetë i pamundur manipulimi. Energjia seksuale është energji jetësore. Ajo nuk i nënshtrohet askujt, nuk ka kontroll. Të marrësh lumturi, të marrësh gëzim, duhet të merresh me rreziqe, nuk ke nevojë të akumulosh energji të freskët nga marrëdhëniet seksuale.

Ndrydhja seksuale, tabuja seksuale, është vetë themeli i rrezikut njerëzor. Njeriu nuk mund të jetë realisht i lirë, sa kohë që energjisë së tij seksuale nuk i është lejuar rritja e natyrshme.

Kur njerëzit janë të ndrydhur ekonomikisht, kur njerëzit janë të ndrydhur seksualisht, të ndrydhur në dashuri, ata fillojnë të kërkojnë alibi, marrin alkool, marrin drogë, luajnë bixhoz, shkojnë në kishë/xhami, për t’u arsyetuar se kjo është jeta ime, ‘kështu e paskam të shkruar’, kanë etje për një jetë tjetër.

Kur arrin të dashurohesh, të duash, atëherë të gjitha këto zhduken, atëherë nuk merakosesh për asgjë, nuk ke nevojë të merresh me gjëra të tilla, ty nuk të interesojnë, ti fillon të mendosh për veten tënde. Kur seksi është i ndrydhur, ty fillon të të interesojë një jetë tjetër. Kur njerëzit interesohen për një jetë tjetër, e natyrshme është se atyre nuk u intereson kjo jetë.

Janë shpikur formula të ndryshme për të manipuluar me njerëzimin si nga ana materiale ashtu edhe ajo fetare. Kur ti dashuron, ti je i fortë, ti nuk dorëzohesh, je i aftë për gjithçka. Por, nëse nuk je i dashuruar, je i luhatshëm e frikësohesh edhe nga gjërat e vogla. Nëse nuk e njeh veten dhe nuk ke dashuruar, të intereson më shumë siguria, je i luhatshëm, nuk je i sigurt. Kur ti të jesh i dashuruar, ty të intereson më shumë aventura, hulumtimi, gëzimi.

Njerëzit nuk i kanë lejuar të dashurojnë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i detyruar ata të kenë frikë dhe kur ata kanë frikë dhe dridhen, ata mbeten gjithnjë në tension. Ky është komplot i madh kundër njerëzimit, ata shtiren se janë në shërbim të popullit dhe të Zotit, se ne jemi këtu për ju, t’ju shërbejmë juve që ju të arrini të keni jetë më të mirë: në të vërtetë ata janë shkatërruesit e vetë jetës.

Varfëria, predikuesit e feve praktikojnë formula të ndryshme të frikës, sepse njeriu fatzi është i hutuar, humb dinjitetin e tij. Njeriu i pafat nuk ka terren të volitshëm për një mendje të shëndoshë. Ti mund ta shtysh atë ngado që do. Njeriu i mjerë është gjithnjë i gatshëm që atë ta komandojnë, ta urdhërojnë, ai është i disiplinuar, ai është dorëzuar!

Dashuria, bukuria, janë kalimtare. Varfëria është e egër dhe e përjetshme. Varfëria i ka ndarë njerëzit. Njerëzit e varfër janë të ndarë, të vetmuar, të larguar nga njëri-tjetri. Ata nuk mund të mblidhen bashkë, ata nuk mund as të protestojnë, ka një mijë e një gjëra që ato i mbajnë të ndarë, e si mund të jenë të dashuruar kur rrinë larg njëri-tjetrit, ku mungon çdo gjë: ku të marrin energji për t’i përballuar krizat, rreziqet!

Shumë njerëz ndihen të zhgënjyer pas dashurisë se çfarë ishte kjo dashuri, kjo nuk është e vërteta, nuk është ajo që unë doja. Çdo gjë është përgatitur në fshehtësi. Dashuria është sekret, tabu, të vësh tabunë ndaj dashurisë dhe duke penguar njerëzit ta duan njëri-tjetrin.

Kjo formulë sekrete rregullohet në mënyrë shumë shkencore, kjo është një vepër e madhe e artit: për traditën, për fetë. Turp është të flasësh për dashurinë. Aty janë futur paragjykimet, vërejtjet, kritikat, është një vepër e vërtetë e përkryer. Këtë formulë, këtë temë, duhet kuptuar. Formula është e fshehtë, nuk është direkte, ajo nuk është e dukshme sepse vetëm si tabu ajo punon.

Sipas predikuesve të feve, sekreti/tabuja duhet të jetë shumë e fshehtë, që të mos e shohësh se si punon. Sekreti/tabuja duhet të jetë aq e fshehur, saqë ti të mos mundesh as ta përfytyrosh se një gjë të tillë është e mundur.

Nëse flasim, nëse shkruajmë për dashurinë, ne arrijmë të marrim informata dhe të interesohemi për energji të freskët. Sekreti/tabuja duhet të hapet, sa më parë aq më mirë. Dashuria e vërtetë është shumë e rrallë, sa më shumë e përhap, aq më shumë rritet, aq më mirë është. Mirëpo, trashëgimia, feja, ta ngushtojnë rrethin e dashurisë, ata kërkojnë t’i duash vetëm të tjerët, e jo vetveten. Ti mund të dashurosh vetëm këtë, vetëm atë, ata të tjerët përzihen gjithkund. Ata, po të kishin mundësi, edhe frymën ta riedukojnë.

Çdo gjë është sekret/tabu temë, edukatë mungon, mungon informacioni, çdo gjë është me një ndjenjë faji dhe nëse ekziston ndjenja e fajit, ti e ndjen veten fajtorë: je me rezerva e në dashuri nuk ka rezerva, nuk mund të lëvizësh drejt – plotësisht me maskë në dashuri.

Edhe kur bën dashuri me një ndjenjë të fajit, se mos po bëj mëkat, ose ndoshta nuk arrijmë t’ia plotësojmë njëri-tjetrit. Brenda teje qëndron e kaluara jote, mbrojtja nga gabimet se mos bëjmë mëkat, varfëria etj., nuk të lejojnë të mendosh për vete por për të tjerët, e sheh se diçka nuk është në rregull, e humb dinjitetin tënd. Lindin probleme të tjera: kur je fëmijë fshihesh, shikon prindërit si bëjnë dashuri.

Nënat dhe baballarët nuk i edukojnë fëmijët. Përkundrazi, ata shtiren kur bëjnë dashuri, ata sillen sikur nuk ekzistojnë marrëdhëniet/seksi. Herët a vonë ata kuptojnë fshehtësitë e seksit, por fëmijët kur kuptojnë, e humbin besimin. Ata ndjejnë veten të tradhtuar, fëmijët ndihen të mashtruar. Ju kërkoni nga fëmijët të ju respektojnë, e si mund të ju respektojnë, kur i keni gënjyer me të gjitha mënyrat e mundshme: por ju nuk keni faj se edhe juve prindërit tuaj ju kanë gënjyer, edhe kështu vazhdon kjo traditë, kjo edukatë.

Prindi fëmijët i këshillon, i edukon të kenë kujdes, të mos bien në dashuri, kurse vetë gjatë tërë kohës bëjnë dashuri. Herët a vonë do të vijë dita, kur ata do ta kuptojnë se babai i tyre dhe nëna e tyre kanë qenë të padrejtë me ta. Respekti është i dyanshëm: nëse jemi të lirë dhe transparentë, edhe fëmijët do të jenë të lirë dhe transparentë. Jotransparenca krijon fshehtësi, krijon frikë, na largon nga njerëzit e tjerë, madje edhe fëmijët nuk do të ndjejnë veten të barabartë me ty.

Këto pengesa, kjo shtirje vazhdon të mos jemi të vërtetë ndaj vetvetes. Nëse shtiremi të gjithë, atëherë si mund të komunikojmë. Nëse të gjithë janë gënjeshtarë, edhe ti do të bëhesh gënjeshtar, dhe si mund të jesh ti mik, nëse rreth teje sillen vetëm gënjeshtarët? Do të thotë, të gjithë jemi me maskë. Ti nuk je vetvetja, nuk jeton me realitetin, ti njëkohësisht, mbushesh me hidhërime, nuk je i vërtetë.

Asnjëri nuk e tregon fytyrën origjinale. Të gjithë janë me maskë edhe të tjerët e dinë se janë fajtorë, të gjithë janë në trans të hipnotizuar. Tani është lehtë, të bësh të gjithë këta njerëz skllevër, t’i bësh shërbëtorë, të aplikosh çipa, të mbledhësh taksa, t’i kontrollosh me sëmundje të ndryshme të viruseve të vaksinave të ndryshme për dhe kundër.

Në këtë gjendje tani është lehtë të manipulosh, ua largon mendjen këtyre njerëzve, ata bëhen argatë të mirë. Njerëzit e varfër janë të stresuar, pasi atyre ua kemi larguar mendjen, ata nuk kanë nevojë të bëjnë dashuri. Edhe ti, në qoftë se i helmon njerëzit e thjeshtë, atëherë ti ke helmuar edhe veten.

Dashuria, seksi janë energji jetësore për njeriun. Në qoftë se ti e zgjidh problemin me seksin, atëherë mund të vazhdosh t’i zgjidhësh problemet e tjera. Do të thotë se i ke zgjidhur problemet me seksin. Të gjitha problemet e tjera zhduken, sepse ti ke zgjedhur problemin kryesor.

Seksi është shkaku rrënjësor pothuajse i të gjitha problemeve tua, kjo është e vërtetë me mijëra vjet. Kërko lirinë tënde, por përpara se ta kërkosh, jepu liri të tjerëve, që të jesh i lirë. Mos bëj vërejtje, kritika, se të kthehen. Jepi liri se do të fitosh lirinë, shfrytëzoje të drejtën tënde për të dashur. Kjo është e fshehta, kjo është bukuria e kësaj bote, kjo është kënaqësia jote.

Me shekuj po përcillet një shoqëri e njëjtë, vetëm po ndryshon strategjinë. Interesi është i njëjtë, biznesi i njëjtë, shoqëria e njëjtë, ata, vetëm degjenerojnë qenien njerëzore, e shkatërrojnë naivitetin tënd. Feja, tradita, shqetësohet për seksin përpara martesës. Me siguri ata dinë, përndryshe si do të mund të dilte ky paralajmërim. Me siguri ka arsyet e veta, por kjo është e kaluar.

Kemi shkelur në shekullin njëzetenjë. Shumica e problemeve të martesës lind, sepse nuk ka edukatë seksuale, para martesës nuk lejohet seksi. Kjo tregon se para moshës njëzet vjeç ti nuk mund të mësosh për seksin. Ti nuk di asgjë para moshës së pjekurisë, ti nuk bën të mësosh kurrgjë për seksin se është mëkat, është turp.

Ti, kur mbush njëzet vjet, nuk di asgjë nga seksi, ti shkon e hidhesh në lumë por nuk di të notosh, hidhesh drejt në diçka që nuk di çfarë të pret. Nuk ka asnjë projekt, nuk ka edukatë seksuale, nuk ka person që të mëson ty si të bësh seks, vetëm sepse ti ke mbushur njëzet vjet.

Çfarë thonë në të vërtetë njerëzit, feja, tradita. Ata thonë nëse ti do të futesh në lumë, ti duhet të mësosh not para se të futesh të notosh. Mosha tradita, instinkti na thonë të shkojmë të bëjmë seks. Shkon në krevat, në dhomë të gjumit, por nuk di të bësh seks, se askush nuk të ka mësuar.

Seksi paramartesor kërkon ngritje të vetëdijes, kërkon edukatë, kërkon standard, kërkon të mbështetet nga shoqëria, sepse që të mësosh, duhet shumë kohë dhe mund. Nga ana seksuale vajzat bëhen të pjekura më herët se djemtë dhe, me kalimin e kohës, kjo gjë bëhet gjithnjë më e hershme.

Në shoqërinë njerëzore seksi përpara martesës vlerësohej jo i drejtë, turp, marre. Nëse Zoti, natyra, tradita shoqëria nuk është e gatshme për atë që ti të kesh edukatë, përgatitje për seks, atëherë çfarë është qëllimi i jetës. Kjo dukuri është e shoqërisë, e traditës. Nëse vajza mbetet shtatzënë, ata martohen, nuk ka asgjë të turpshme, nuk ka asgjë skandaloze, nuk ka dënim, përkundrazi ata e përkrahin çiftin e ri. Në këtë rast natyra është më e fuqishme se gjithçka, biologjia e tyre është aktive.

Vajzat dhe djemtë vazhdojnë të trajnohen para martesës, ata nuk janë të paditur, por nuk janë të informuar për rregullat. Ata fshihen nga të afërmit, nga të tjerët. Kjo shoqëri, kjo traditë i detyron djemtë e vajzat të jenë hajdutë, mashtrues, gënjeshtarë, duke fshehur, duke pasur frikë, duke ndjerë veten fajtorë, sepse e dinë se kjo sjellje është e turpshme nga të tjerët. Sa më shumë interesoheni për njëri-tjetrin, aq më shumë do të duheni. Lexoni më shumë romane për seksin, kërkoni informata për marrëdhëniet për të dy gjinitë, mos u dorëzoni sepse ju është mohuar e drejta e juaj nga lindja.

Para se të martoheni, para se ju të zgjidhni partnerin për gjithë jetën, kërkoni, krijoni vetvetes mundësinë të keni një përvojë, si djemtë ashtu edhe femrat, kërkoni dallimin për t’ju përshtatur njëri-tjetrit.

Të gjitha informatat, të gjitha rrugët na drejtojnë në atë se çdo gjë nuk mund ta parashikosh pa e provuar, nuk mund të bësh vlerësimin pa pasur përvojë, pa edukatë, shumë rrallë martesat janë të suksesshme me llogari, me shkues/mësit (ndërmjetësues). Por, edhe martesat me dashuri nuk kanë treguar sukses. Si njëra ashtu edhe tjetra kanë pësuar disfatë dhe shkaku kryesor është se në të dyja rastet çiftet nuk kanë pasur asnjë lloj përvoje.

Çiftet nuk kanë pasur të zgjedhin njeriun e drejtë, kanë qenë të paedukuar, të painformuar. Nuk ka mënyrë tjetër për ta gjetur njeriun e duhur pa përvojë, pa ditur dallimin për të vlerësuar personin e jetës.

Shumë gjëra mund të na pengojnë, mund të na shqetësojnë: disave u vjen era e gojës, disave u vjen era e trupit, kjo është një gjë e vogël, por shumë shqetësuese, për disa mund të jetë era e këndshme, pikërisht ajo erë e tillë u pëlqen. Kjo do të thotë, thjesht, liri e njerëzve që të përjetojnë përvojën, që të bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit, për personin e jetës. Në këtë rast ti i ke eliminuar të gjitha pengesat, natyrisht sepse ke një përvojë – e di dallimin. Ai/ajo bën zgjedhjen e duhur. Ti ke zgjedhur nga përvoja, keni shijuar njëri-tjetrin, dhe jeni pajtuar për të jetuar bashkë.

Pavarësisht, në shumicën e rasteve, të gjitha shoqëritë vuajnë nga problemet e martesës. Kjo është kështu për arsye se jetojnë bashkë me ligje me obligime, me detyrime njëzetekatër orë tërë jetën. Nuk arrijnë t’i zbulojnë të mirat e njëri-tjetrit, por me vërejtje, me kërkesa, me ankesa dhe me detyrime: bashkëjetesa, prania, afërsia nuk ka qenë kënaqësi, por detyrim. Kemi qenë pranë njëri-tjetrit, kjo do të thotë luftë nga dita në ditë. Kjo është meritë e asaj që para martesës nuk kemi qenë të gatshëm, nuk kemi pasur edukatë, nuk kemi pasur përvojë e dallim gjinie.

Në kohën e tashme seksi para martesës nuk duhet të jetë problem, sidomos tani kur janë të arritshme të gjitha metodat e kontrollit nga shkenca dhe mjekësia. Në familje, në shkolla duhet të bëhet rregull që çdo fëmijë, vajzë apo djalë, të kalojnë përmes të gjitha përvojave të mundshme, ta njohin njëri-tjetrin, ta njohin dallimin, ta marrin përvojën e mundshme, dhe në fund ta bëjnë zgjedhjen e tyre të jetës.

Në raste të rralla edhe kjo zgjedhje mund të dështojë, por kjo zgjedhje është dhe mund të jetë ideale, është zgjedhje e bazuar me të njohur dhe të kuptuar të njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version