Telegrafi

Dashuria është rrugë dykalimshe

Kjo nuk është e lidhur me arsyet fizike por me problemet që shtrihen brenda lidhjes në çift. Kur partnerët nuk i vlerësojnë dhe nuk respektojnë ndryshimet individuale ata rrezikojnë të humbin tërheqjen mes njëri tjetrit. Me fjalë të tjera, nëse ju nuk jeni të kthyer përballë njeri tjetrit, por kundër dhe pa polaritet, atëherë rrezikoni ta humbisni këtë atraksion. Kjo humbje e atraksionit vjen në dy mënyra: duke shtypur ndjesitë e tua të brendshme për të kënaqur partnerin dhe nga ana tjetër duke u përpjekur t’i formatosh ato sipas imazhit tënd.

Por, edhe strategjia për të shtypur veten edhe përpjekja për të ndryshuar partnerin e sabotojnë lidhjen. Ti pyet se a mund të ndryshohet partneri? Po, edhe mundet por nuk mund të pretendojmë se lidhja do funksionojë gjatë në këtë mënyrë, pasi kjo mund të jetë si një strategji afatshkurtër. Por prapë, nëse ne shtypim, apo mohojmë veten tonë në mënyrë që të fitojmë dashurinë e partnerit atëherë tregojmë mungesë dashurie për veten. /Telegrafi/