Site icon Telegrafi

Dashuria e madhe e tifozëve të Romës, mbi 130 mijë kërkesa për ta parë ndeshjen e kthimit me Leicesterin – shitën të gjitha biletat

Roma është njëra nga skuadrat me më së shumti tifozë këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Përkundër se nuk janë në garë për titullin e kampionit, Giallorosët thuajse në çdo ndeshje e kanë stadiumin e stërmbushur.

Jose Mourinho ka rikthyer entuziazmin në kampin verdhekuq dhe gjiganti italian tani do t’i luaj dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Konferencës, ndaj Leicester Cityt.

Ndeshja e parë zhvillohet në Angli më 28 prill, derisa ajo e kthimit një javë më vonë në Olimpico të Romës.

Për ndeshjen e kthimit tanimë biletat kanë dalë në shitje, ku ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët e Romës për të blerë një biletë.

Hiq më pak se 130 mijë tifozë kanë kërkuar një biletë në ditën e parë që ato janë nxjerrë në shitje.

Mediat italiane kanë njoftuar se qysh ditën e parë që biletat janë nxjerr në shitje ato janë shitur të gjitha pasi kërkesa për të pajisur me një të tillë ka qenë jashtëzakonisht e lartë.

Olimpico pritet që të jetë i stërmbushur në sfidën e kthimit gjysmëfinale, njëjtë si në çerekfinale ndaj Bodo/Glimt ku nuk kishte asnjë biletë në treg për tu shitur. /Telegrafi/

Exit mobile version