Site icon Telegrafi

Dashuri apo obsesion?

Dashuritë me personazhet e filmave, nga një situatë humori mund të kalojnë dhe në çrregullime serioze për disa të dashuruar. Por kjo nuk ndodh vetëm kur personazhi është matanë ekranit. Ndodh edhe në jetën e përditshme.

Edhe pse dashuria dhe obsesioni kanë elemente të përbashkët ato nuk mund të jenë asnjëherë të njëjta.

Dashuria është ndjenjë emocion i brendshëm që një njeri përjeton për dikë tjetër. Dashuria ka brenda vetes dëshirën për t’u kujdesur dhe për të dhënë pa kushte, ndërsa obsesioni është vetëm një ide fikse kur personi nuk mund të mendojë dhe të përjetoj afeksion.

Dashuria është ndjenja kur njeriu dëshiron më të mirën për atë që dashuron, do ta shikojë të lumtur edhe nëse ai/ajo nuk është pjesë e jetës së tij/saj. Në të kundërt obsesioni dëshiron ta posedojë tjetrin vetëm për vete dhe dëshiron ta ketë të dashurin/dashurën gjatë gjithë ditës përkrah vetes.

Ai që dashuron i jep prioritet ndjenjave dhe dëshirave të tjetrit, ndërsa personi posesiv shqetësohet për ndjenjat e veta. Dashuria e bën dikë të bukur ndërsa atë që është obsesiv e bën të duket “i bezdisshëm” në sy të të tjerëve.

Në dashuri njeriu ndihet i lirë dhe merr frymë lirisht, ndërsa është i kondicionuar nga tjetri ndihet i burgosur në kafazin e krijuar mendërisht prej tjetrit.

Në emër të dashurisë edhe xhelozisë i jepet ngjyrim i bukur, por kur dy njerëz dashurojnë ata kanë besim te njëri-tjetri ndërsa personi obsesiv do të dijë çdo detaj sepse mungesa e besimit është pika ku çalon kjo marrëdhënie.

Fatkeqësisht, dashurisë obsesionale i është dhënë konotacion pozitiv duke e quajtur dashuri romantike në romane, media, filma, shkruan revista Psikologji. Të gjithë i referohemi Romeos dhe Xhulietës si martirë të dashurisë…

Në fillim të një marrëdhënie duam që të ndihemi një me personin e dashuruar por ndërsa këto ndjenja fillojnë të bëhen të lodhshme për njërin nga partnerët, atëherë fillon obsesioni dhe ti ndien se po të ngushtohet frymëmarrja, se hapësira jote është kufizuar, se mendimet e tua po kontrollohen.

Dashuria obsesionale është mbytëse dhe torturuese. Ti nuk e di se si të sillesh sepse në të gjitha mënyrat je gabim; ti nuk je më vetvetja sepse dëshiron të qetësohesh nga ky makth duke u përpjekur të gjesh mënyrën e duhur për të bindur partnerin/partneren. /Telegrafi/

Exit mobile version